03.03.2026
Oda Tregtare Kosovaro Turke (OTKT) në kuadër të misionit që ka vazhdoi me aktivitetet e saj të zakonshme gjatë gjithë vitit 2025. Përveç buletineve të saj të përditshme, Oda ka publikuar periodikisht grafikë informacioni, raporte të industrisë dhe analiza të ndryshme të dokumenteve. Ajo luajti një rol informues duke plotësuar kërkesat e sektorit privat dhe përfaqësuesve të kompanive. Në këtë kontekst, Oda vazhdoi misionin e saj për të qenë pikë kontakti e sektorit privat ndërmjet Kosovës dhe Turqisë. Në kuadër të aktiviteteve të brendshme të Odës janë zhvilluar mledhje të Kuvendit të Anëtarëve dhe mbledhje të Bordit të Drejtorëve. Në kuadër të kontakteve dypalëshe, oda zhvilloi takime me dhjetëra përfaqësues të kompanive dhe priti shumë delegacione biznesi dhe delegacione zyrtare. Oda mori pjesë në shumë takime të orientuara nga sektori dhe zhvillimi ekonomik ku edhe dha kontributet e saj. Përmes këtij raporti po ndajmë disa informacione të shkurtëra rreth aktiviteteve kryesore të Odës.
03.03.2026
Gjatë vitit 2025, ekonomia e Eurozonës shfaqi një ecuri të moderuar me luhatje ndërmjet tremujorëve. Në TM1 u regjistrua rritje prej 0.6%, ndërsa në TM2 rritja u ngadalësua ndjeshëm në 0.1%, për t’u përmirësuar në TM3 me rritje vjetore prej 1.4%, e mbështetur kryesisht nga investimet. Inflacioni përgjatë vitit mbeti pranë objektivit afatmesëm të BQE-së, duke lëvizur nga 2.3% në TM1, në 2.0% në TM2 dhe rreth 2.1% në TM3, me ndikime të ndryshme nga shërbimet, energjia dhe faktorë të tjerë të çmimeve. Normat e interesit mbetën të pandryshuara dhe BQE parashikon rritje ekonomike rreth 1.2% për vitin 2025. Në Ballkanin Perëndimor, ekonomitë ruajtën një ritëm më të lartë rritjeje krahasuar me Eurozonën. Rritja mesatare ishte rreth 2.7% në TM1, ndërsa për vitin 2025 FMN parashikon rritje rreth 3.4%, e mbështetur nga konsumi privat, investimet dhe shpenzimet publike. Në TM3 rritja mesatare arriti rreth 3.1%, duke reflektuar qëndrueshmëri relative të rajonit. Inflacioni në rajon mbeti më i lartë se në Eurozonë, duke kaluar nga rreth 3.3% në TM1 në 3.7% në TM2, kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve të ushqimit dhe energjisë. Megjithatë, perspektiva ekonomike për të dyja zonat mbetet e ekspozuar ndaj rreziqeve të jashtme dhe të brendshme, përfshirë tensionet gjeopolitike, pasigurinë në Eurozonë, barrierat tregtare dhe faktorët politikë të brendshëm në rajon, të cilat mund të ndikojnë në ritmin e ardhshëm të rritjes. Gjatë vitit 2025, ekonomia e Kosovës shfaqi rritje të moderuar me dallime ndërmjet tremujorëve dhe një ritëm përgjithësisht më të ngadalësuar krahasuar me vitin paraprak. Në tremujorin e parë, rritja ekonomike arriti në 3.6%, më e ulët se 5.6% në të njëjtën periudhë të vitit 2024, kryesisht si rezultat i rritjes më të ngadalshme të konsumit, rënies së eksporteve të mallrave dhe rritjes së importeve. Megjithatë, investimet dhe eksporti i shërbimeve, veçanërisht shërbimet e udhëtimit, kontribuuan pozitivisht në mbështetjen e aktivitetit ekonomik. Në tremujorin e dytë, rritja ekonomike u përshpejtua në 4.6%, duke u mbështetur kryesisht nga rritja e konsumit publik dhe investimeve, ndërkohë që eksporti neto vazhdoi të ketë ndikim negativ për shkak të zhvillimeve të pafavorshme në tregtinë e mallrave dhe rritjes së importeve. Konsumi privat u rrit me ritëm më të ngadalshëm, i ndikuar nga burimet më të kufizuara të financimit dhe niveli më i lartë i inflacionit, ndërsa remitencat dhe investimet publike mbetën faktorë të rëndësishëm mbështetës. Në aspektin sektorial, kontribut pozitiv dhanë ndërtimtaria, tregtia dhe shërbimet financiare, ndërsa sektori i energjisë elektrike kontribuoi negativisht. Në tremujorin e tretë, ekonomia e Kosovës shënoi rritje më të moderuar prej 3.1%, duke reflektuar ngadalësim krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak. Rritja u mbështet kryesisht nga kërkesa e brendshme, veçanërisht konsumi privat dhe investimet, ndërsa konsumi publik pati kontribut negativ. Eksporti i mallrave vijoi trendin rënës, ndërsa eksporti i shërbimeve shënoi rritje të lehtë, në një kohë kur importet e mallrave u rritën ndjeshëm dhe ndikuan në përkeqësimin e bilancit tregtar. Nga këndvështrimi sektorial, ndërtimtaria dhe industria dhanë kontributin kryesor në rritjen ekonomike, ndërsa sektori i energjisë vazhdoi të ketë ndikim negativ. Pavarësisht ngadalësimit relativ të aktivitetit ekonomik, u evidentua rritje e konsiderueshme e regjistrimit të ndërmarrjeve të reja, duke sinjalizuar një nivel të qëndrueshëm të aktivitetit sipërmarrës në vend. Në tërësi, për vitin 2025, Banka Qendrore e Kosovës parashikon rritje ekonomike rreth 3.9%, të mbështetur nga konsumi, investimet dhe eksporti i shërbimeve, ndërsa importi pritet të vazhdojë të ketë ndikim negativ. Perspektiva ekonomike mbetet përgjithësisht pozitive, por e ndjeshme ndaj zhvillimeve të jashtme, përfshirë ecurinë e ekonomisë së Eurozonës, luhatjet e çmimeve dhe pasiguritë gjeopolitike. Megjithatë, qëndrueshmëria e kërkesës së brendshme, niveli i remitencave dhe dinamika e investimeve pritet të vazhdojnë të mbështesin rritjen ekonomike në periudhën afatshkurtër.
16.04.2025
15.12.2023
Ky punim është përgatitur për të dhënë informacione mbi zhvillimet makroekonomike në tregjet ndërkombëtare mes viteve 2022-2023 dhe parashikimet apo pritshmëritë për ekonomitë botërore. Në punim është studiuar rreth perspektivës makroekonomike të vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim e sipër, parashikimet dhe pritshmëritë e rritjes ekonomike sipas rajoneve, ndërprerjet që mund të ndodhin në tregjet financiare, normat e interesit dhe inflacionit, ndikimi i politikave monetare ekspansioniste dhe të shtrënguara, rritja ose zvogëlimi i shpenzimeve publike dhe ekonomia si një rezultat i vendimeve të marra nga politikëbërësit dhe aktorët ekonomikë. Baza e këtij punimi është të përcjellë zhvillimet e ekonomisë botërore për dy vitet e fundit dhe të tregojë pritshmëritë për të ardhmen.
09.11.2022
Në punimin e ri të Odës tonë të titulluar " Statistikat kryesore për bujqësi në Kosovë 2020-2021 " , ne kemi vlersuar statistikat kryesore për sektorin e bujqësisë duke filluar nga viti 2016 deri në vitin 2021.
23.08.2022
Draft Strategjia e Energjisë e Republikës së Kosovës 2022 – 2031
01.04.2022