Kryetari

Oda Tregtare Kosovaro Turke
content design image

Abdurrahman Balkız

Oda Başkanı / Banka Kombëtare Tregtare – BKT

Z. Abdurrahman Balkiz u diplomua në Fakultetin e Ekonomisë dhe Shkencave Administrative në Universitetin Çukurova në Turqi. Ai ka një përvojë të gjatë në sektorin bankar. Karriera e tij filloi në vitin 1992 si Auditor Ndihmës në Türk Ticaret Bankası A.Ş. Nga viti 1995 deri në vitin 1996, ai u emërua Auditor Ndihmës në Bankën Arabe-Turke në Turqi. Pas kësaj, ai u bashkua me Kentbank A.S në Turqi si Auditor, pastaj si Auditor i Lartë nga 1996-2000. Që nga viti 2000, zoti Balkiz iu bashkua BKT Shqipëria si Udhëheqës i Grupit të Auditimit të Brendshëm, deri në fund të vitit 2006. Më pas ai u emërua Udhëheqës i Grupit të Operacioneve në BKT Shqipëri, deri në fund të vitit 2013. Nga fillimi i vitit 2014 deri në vitin 2018, ai u emërua si Menaxher i Vendit të BKT Kosova Sh.A. Në vitin 2018, ai u emërua Anëtar i Bordit të Drejtorëve në BKT Kosova Sh.A. Ai është edhe Anëtar i Bordit të Drejtoreve në KEDS Sh.A. Abdurrahman Balkız nga viti 2018 udhëheq Odën Tregtare Kosovaro Turke. Ne vitin 2021 është rizgjedhur si Kryetar i Odës.