Prishtinë, 29 shtator 2026 – Në Prishtinë u zhvilluan Takimet B2B në kuadër të Delegacionit të Përgjithshëm Tregtar për Kosovën, të organizuara nga Këshilli i Eksportuesve të Turqisë (TİM), në koordinim me Ministrinë e Tregtisë së Republikës së Turqisë.
Në program morën pjesë rreth 30 kompani turke, ndërsa përfaqësues të komunitetit të biznesit nga Turqia dhe Kosova u mblodhën për të shqyrtuar mundësi të reja në fushën e tregtisë, investimeve dhe bashkëpunimit afarist.
Takimet u mundësuan kompanive turke të krijojnë kontakte të drejtpërdrejta me partnerë potencialë në tregun e Kosovës, ndërsa pjesëmarrësit patën mundësi të shkëmbejnë informacione dhe të shqyrtojnë mundësi për zhvillimin e marrëdhënieve të reja tregtare.
OTKT pjesë e organizimit si partnere e bashkëpunimit
Oda Tregtare Kosovaro Turke (OTKT) mori pjesë në organizim si partnere e bashkëpunimit dhe kontribuoi në zhvillimin e kontakteve ndërmjet kompanive turke dhe përfaqësuesve të komunitetit të biznesit në Kosovë.
Në pjesën hapëse të programit, fjalim mbajti edhe Kryetari i OTKT-së, Orçun Özdemir, i cili theksoi potencialin e rëndësishëm për avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike ndërmjet Türkiye-s dhe Kosovës.
Marrëdhëniet ekonomike Türkiye–Kosovë
Në fjalën e tij, Özdemir theksoi se vëllimi tregtar ndërmjet Türkiye-s dhe Kosovës është rreth 1 miliard euro, duke nënvizuar se marrëdhëniet ekonomike ndërmjet dy vendeve shtrihen përtej shifrave të tregtisë.
Özdemir bëri të ditur se investimet turke në Kosovë kanë tejkaluar 500 milionë euro dhe se kompanitë turke ofrojnë punësim për më shumë se 10,000 persona.
Ai theksoi gjithashtu se investimet turke janë të pranishme në sektorë të ndryshëm të ekonomisë së Kosovës, veçanërisht në prodhimtari, energji, sektorin bankar, ndërtimtari, arsim, shëndetësi, logjistikë dhe shërbime.
Kompanitë nga sektorë të ndryshëm në takimet B2B
Në takimet B2B morën pjesë kompani nga sektorë të ndryshëm, ndër të cilët ndërtimtaria dhe materialet ndërtimore, makineritë dhe pajisjet, ushqimi, tekstili për shtëpi, produktet plastike dhe produktet për shtëpi, kimia, produktet mjekësore, kozmetika, si dhe pjesët rezervë dhe industria furnizuese e automobilave.
Gjatë takimeve, përfaqësuesit e kompanive patën mundësi të shqyrtojnë mundësi të ndryshme bashkëpunimi, duke përfshirë furnizimin me produkte dhe shërbime, distribucionin, krijimin e partneriteteve të reja afariste dhe zhvillimin e bashkëpunimeve tregtare afatgjata.
Takimet krijuan gjithashtu mundësi për kompanitë turke dhe kosovare që të njihen më nga afër me produktet, kapacitetet dhe nevojat e njëra-tjetrës, si dhe të vlerësojnë mundësi konkrete për bashkëpunim.
OTKT: Takimet B2B si pikënisje për bashkëpunime afatgjata
Duke folur për rolin e OTKT-së në zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet dy vendeve, Kryetari i OTKT-së, Orçun Özdemir, theksoi se Oda shërben si urë lidhëse ndërmjet komuniteteve të biznesit të Turqisë dhe Kosovës.
Özdemir nënvizoi se takimet B2B nuk duhet të shihen vetëm si kontakte njëditore, por si një pikënisje për krijimin dhe zhvillimin e partneriteteve tregtare afatgjata.
Në këtë drejtim, ai tha OTKT-ja do të vazhdojë të mbështesë kompanitë turke në njohjen më të afërt të tregut të Kosovës, gjetjen e partnerëve lokalë dhe krijimin e lidhjeve të qëndrueshme tregtare.
Në të njëjtën kohë, krijimi i mundësive që kompanitë kosovare të përfitojnë më shumë nga kapaciteti prodhues, teknologjia, përvoja dhe rrjeti i gjerë eksportues i Turqisë, si dhe rritja e kontakteve të ndërsjella ndërmjet komuniteteve të biznesit të dy vendeve, mbeten ndër fushat prioritare të punës së OTKT-së.
OTKT-ja shpreh mirënjohjen për TİM-in dhe Ministrinë e Tregtisë së Republikës së Turqisë për kontributin në realizimin e këtij organizimi, si dhe për të gjitha kompanitë turke dhe kosovare që morën pjesë në program dhe për të gjitha institucionet dhe organizatat që kontribuuan në realizimin e tij.