Lajme

Lajme nga Oda

Vizitë e Delegacionit të Rumelisiad në OTKT

07.11.2025

Një delegacion i udhëhequr nga Kryetari i Bordit Drejtues të Rumelisiad, z. Murat Evke, realizoi një vizitë në Odën Tregtare Kosovaro Turke (OTKT).

Delegacioni u prit nga Drejtori Ekzekutiv i OTKT-së, Meriton Sunduri, dhe Këshilltarja Tregtare pranë Ambasadës së Türkiye-s në Prishtinë, znj. Seda Ulukaya. Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi ekzistues ndërmjet dy institucioneve dhe u diskutuan mundësitë për projekte të përbashkëta në të ardhmen.

Në takim me një nga bashkëpunëtorët më të afërt të OTKT-së, Rumelisiad, u shkëmbyen ide lidhur me forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare, rritjen e mundësive investuese, si dhe zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve të biznesit në rajon.

Oda Tregtare Kosovaro Turke mbetet e përkushtuar në forcimin e urave ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, duke vazhduar me vendosmëri përpjekjet për thellimin e bashkëpunimit ekonomik rajonal.