OTKT gjatë periudhës së fundit të vitit 2024 vazhdoi të zgjerojë rrjetin e anëtarëve të saj. Ndër anëtarët tanë të rinj janë: Rec-Kos shpk, FLORI Diamonds, Sopjani Legal Services, Metal Teknika Asllani, CV shpk dhe Kaça International Logistics. Të gjitha këto kompani janë të specializuara në sektorët e tyre, duke ofruar shërbime dhe produkte cilësore në fushat e tyre të veprimtarisë.
- Rec-Kos, një nga kompanitë më të mëdha të riciklimit të metaleve në Evropën Juglindore, është lider në sektorin e riciklimit.
- Metal Teknika Asllani, një nga kompanitë më të mëdha në fushën e konstrukcioneve prej çeliku në vend, është realizuesi i projektit të monumentit të njohur NEWBORN, një simbol i Kosovës.
- Flori Diamonds ofron produkte të përzgjedhura me kujdes, që përfaqësojnë bukurinë dhe elegancën në sektorin e bizhuterive. - --- Sopjani Legal Services, me një ekip profesionistësh të përbërë nga avokatë të specializuar, ofron shërbime këshillimi ligjor dhe financiar, si dhe përfaqësim ligjor.
- Kaça International Logistics operon në sektorin e transportit ndërkombëtar, duke ofruar shërbime të transportit global.
- CV shpk, kryesisht e fokusuar në arkitekturë, ofron konsulencë për ide biznesi, projektim dhe vlerësime.
Këto kompani sjellin vlera të reja për OTKT-në dhe ne vazhdojmë të zgjerojmë dhe zhvillojmë rrjetin tonë të bashkëpunimit falë tyre.