Oda Tregtare Kosovaro-Turke (OTKT) sot priti Drejtoreshën Ekzekutive të Shoqatës për Teknologji dhe Informacion të Kosovës (STIKK), Vjollca Çavolli, dhe Menaxherin e Projektit, Hekuran Gashi. Delegacioni i STIKK-ut u prit nga Drejtori Ekzekutiv i OTKT-së, Meriton Sunduri, Sekretari i Përgjithshëm, Esin Muzbeg, dhe Ekspertja e Ekonomisë, Oaza Binçe.
Gjatë takimit u diskutua mundësia e organizimit të përbashkët të një Forumi Ekonomik dhe/ose një Konference mbi Teknoparkun. OTKT theksoi se qëllimi i këtij Forumi Ekonomik, i cili do të shërbejë për zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Türkiye-s, është të rrisë interesin ndaj sektorit të teknologjisë së informacionit në Kosovë dhe të ndajnë përvojat e Türkiye-s me vendin tonë.
STIKK shprehu pajtueshmërinë për këtë nismë dhe konfirmoi gatishmërinë për të dhënë kontributin e nevojshëm. Palët ranë dakord për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në zhvillimin e projektit.