Lajme

Lajme nga Oda

OTKT vizitoi PrishtinaTech

16.09.2025

Nën kryesimin e Ambasadorit të Türkiye-s në Prishtinë, Tunç Angılı, një delegacion i Odës Tregtare Kosovaro Turke (OTKT) vizitoi PrishtinaTech.

Gjatë vizitës, në objektin e PrishtinaTech, i cili menaxhohet nga Shoqata e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës – STIKK, ku u diskutuan mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm.

Përveç ambasadorit Angılı, në vizitë morën pjesë edhe kryetari i OTKT-së Abdurrahman Balkız, drejtori i përgjithshëm i BKT-së Suat Bakkal, sekretarja e parë e Ambasadës Şeyda Çimeli Aydın, këshilltarja tregtare Seda Ulukaya, drejtori ekzekutiv i OTKT-së Meriton Sunduri, si dhe sekretari i përgjithshëm, Esin Muzbeg.

Delegacionin e priti drejtoresha ekzekutive e STIKK-ut, Vjollca Çavolli, e cila prezantoi aktivitetet e STIKK-ut dhe mundësitë që ofron PrishtinaTech. Pas diskutimeve, palët u dakorduan që STIKK dhe OTKT të mbeten në kontakt dhe të punojnë mbi projekte konkrete bashkëpunimi.