OTKT mblodhi anëtarët e saj në një darkë iftari, e cila tashmë është kthyer në traditë. Në kuadër të këtij organizimi të iftarit u fol rreth marrëdhënieve
miqësore mes Kosovës dhe Turqisë, përfitimeve nga marrëveshja së tregtisë së lirë, rreth përpjekjeve në drejtim të zhvillimit të bashkëpunimit ekonomik me Turqinë, bashkëpunimit me DEIK-un si dhe lidhur me aktivizimin e Komisioneve të Përbashkëta Ekonomike.