KTTO

Lajme

OTKT vizitoi Koordinatorin e TIKA-s në Kosovë

OTKT vizitoi Koordinatorin e TIKA-s në Kosovë

Kryetari i Odës Tregtare KosovaroTurke (OTKT) Orçun Özdemir, vizitoi Koordinatorin e sapoemëruar të TIKA-s në Kosovë, Mehmed Taha Doğan.

Në vizitën e mirëseardhjes, të zhvilluar më 13 gusht, morën pjesë edhe Nënkryetari i OTKT-së, Ayhan Demirkıran, dhe Drejtori Ekzekutiv, Meriton Sunduri.

Gjatë takimit u prezantua struktura dhe aktivitetet e OTKT-së, ndërsa u diskutuan mundësitë për zhvillimin e bashkëpunimit ndërmjet OTKT-së dhe TIKA-s në fushën e zhvillimit ekonomik.
Koordinatori i TIKA-s, Mehmed Taha Doğan, prezantoi fushat e veprimtarisë së TIKA-s dhe projektet e saj në mbështetje të zhvillimit në vendet ku vepron. Ai theksoi se TIKA bashkëpunon kryesisht me institucionet publike, por mbështet edhe sektorin privat përmes projekteve të ndryshme, përfshirë ato nëpërmjet kooperativave.

Në takim u shpreh gatishmëria dhe vullneti i të dyja institucioneve për të bashkëpunuar në projekte të përbashkëta në fushën e zhvillimit ekonomik në të ardhmen.

OTKT i uron z. Mehmed Taha Doğan suksese në detyrën e tij të re dhe shpreh gatishmërinë për zhvillimin e bashkëpunimeve të qëndrueshme dhe të frytshme.