Lajme

Lajme nga Oda

OTKT zhvillon takim me Ambasadën e SHBA-së

13.03.2026

Delegacioni i Odës Tregtare Kosovaro Turke e udhëhequr nga Kryetari Orçun Özdemir, zhvilloi një takim me Kreun e Njësisë Ekonomike të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë Micah Savidge dhe stafin e tij.

Në delegacionin e OTKT-së përveç Kryetarit Özdemir morën pjesë edhe anëtarët e Bordit Drejtues: Suat Bakkal (BKT), Alpin Doğan (KEDS), Gökhan Açıkgöz (Limak Kosova), Cihan Yılmaz (TEB Sh.A.), Amir Zeneli (Güriş – Air Energy) dhe Meriton Sunduri (Drejtor Ekzekutiv).

Gjatë takimit Kryetari i OTKT-së ofroi një vlerësim të shkurtër mbi zhvillimet ekonomike në Kosovë dhe prezantoi misionin dhe aktivitetet e Odës. Ndërkaq Kryesuesi i Njësisë Ekonomike të Ambasadës, Micah Savidge, shprehu kënaqësinë për vizitën dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes dy institucioneve. Takimi përfshiu diskutime mbi energjinë, tregtinë, zonat industriale në Kosovë, sektorin bankar dhe ambientin e investimeve.

Anëtarët e Odës theksuan rëndësinë e transferimit të përvojës turke në themelimin dhe menaxhimin e zonave industriale dhe Teknopark-eve, duke theksuar se kjo mund të rrisë eksportin e shërbimeve dhe mallrave duke kontribuar në reduktimin e deficitit tregtar. Po ashtu, u vlerësua se liberalizimi i tregut të energjisë ka sjellë luhatje çmimesh dhe rritje të kostove, ndërsa stabiliteti i sektorit bankar u evidentua si faktor pozitiv për ekonominë e vendit. Takimi u konsiderua shumë produktiv nga të dyja palët dhe përfundoi me shprehje mirëkuptimi dhe dëshira për bashkëpunim të mëtejshëm.