Lajme

Lajme nga Oda

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli vizituan Odën Tregtare Kosovaro Turke për të shprehur ngushëllimet e tyre për të ndjerin Balkız

29.12.2025

Në ndërtesën e Odës Tregtare Kosovaro Turke u mbajt e pamja për Kryetarin e Odës, anëtarin e Bordit Drejtues të BKT-së dhe KEDS, të ndjerin Abdurrahman Balkız.

Në pamjen e organizuar nën nikoqirllëkun e Odës, në librin e ngushëllimeve u shprehën ndjenjat dhe mesazhet për të ndjerin Balkız. Anëtarët, përfaqësuesit e botës së biznesit, miqtë dhe të afërmit realizuan vizita ngushëllimi, duke përcjellë ngushëllimet e tyre për familjen dhe komunitetin e Odës. Kontributet e të ndjerit Balkız për botën e biznesit dhe për marrëdhëniet ekonomike ndërmjet dy vendeve u përkujtuan me respekt dhe nderim nga të pranishmit.

Në këtë kuadër Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, së bashku me Zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe Ministren e Ekonomisë Artane Rizvanolli, vizituan Odën Tregtare Kosovaro Turke dhe përcollën ngushëllimet e tyre për familjen dhe komunitetin e Odës. Kryeministri Albin Kurti gjithashtu shkroi një mesazh ngushëllimi në librin e ngushëllimeve të OTKT-së.

Oda Tregtare Kosovaro Turke nderon kujtimin e të ndjerit dhe u përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe komunitetit të biznesit.