Lajme

Lajme nga Oda

Iftar me pjesëmarrje të gjerë - Iftari i organizuar nga OTKT dhe Ambasada bashkoi përfaqësues të politikës diplomacisë burokracisë dhe biznesit

03.03.2026

Oda Tregtare Kosovaro Turke (OTKT) së bashku me Ambasadën e Republikës së Türkiye-s në Prishtinë organizuan një darkë iftari me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të jetës politike burokratike diplomatike shoqërisë civile dhe komunitetit të biznesit në Kosovë. Në iftarin e mbajtur mbrëmjen e 2 marsit morën pjesë Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Albulena Haxhiu Zëvendëskryeministri i Kosovës Fikrim Damka, Komandanti i Forcës Paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR) Gjeneralmajor Özkan Ulutaş , Ministri i Rinisë dhe Sportit Blerim Gashani, Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Fitore Pacolli, Ministrja e Kulturës dhe Turizmit Saranda Bogujevci, Ministri i Komuniteteve dhe Kthimit Nenad Rašić si dhe Ministri i Zhvillimit Rajonal Rasim Demiri. Të pranishëm ishin gjithashtu Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës Naim Tërnava drejtues të institucioneve shtetërore përfaqësues të organizatave partnere të OTKT-së në rajon përfshirë Oda Tregtare Maqedoni Türkiye dhe Oda e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri Türkiye, përfaqësues të institucioneve të lidhura me Ambasadën, anëtarë të OTKT-së si dhe mysafirë të tjerë.

Në fjalën e hapjes Kryetari i OTKT-së Orçun Özdemir theksoi se që nga themelimi i Odës në vitin 2008 OTKT ka kontribuar në zhvillimin e marrëdhënieve tregtare ndërmjet Kosovës dhe Turqisë si dhe në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Ai shtoi se në kuadër të këtij misioni synohet forcimi i dinamikave të brendshme të ekonomisë së Kosovës përmes bashkëpunimit të ngushtë me institucionet publike. Özdemir theksoi gjithashtu se OTKT synon krijimin e një zone të organizuar industriale duke u fokusuar në transferimin e modeleve të biznesit dhe ekspertizës nga Türkiye. Ambasadori Tunç Angılı uroi që viti 2026 të jetë një vit i stabilitetit politik rritjes ekonomike dhe forcimit të dialogut ndërmjet të gjithë akterëve politikë në Kosovë. Ai theksoi se institucionet e forta me një ekonomi dinamike dhe një demokraci funksionale përbëjnë pasurinë më të madhe jo vetëm për Kosovën por për të gjithë rajonin. Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Albulena Haxhiu në fjalën e saj theksoi se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Türkiye-s janë të ndërtuara mbi respektin e ndërsjellë solidaritetin dhe mbështetjen e vazhdueshme. Ajo kujtoi se Türkiye ishte ndër vendet e para që e njohu pavarësinë e Republikës së Kosovës një ditë pas shpalljes së saj dhe se vazhdon të mbetet një partner i rëndësishëm në ndërtimin e shtetit dhe në rrugëtimin ndërkombëtar të Kosovës. Haxhiu vlerësoi se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve ka një shtrirje të gjerë dhe përmbajtje konkrete.