Delegacioni i Odës së Punuesve të Metaleve të Çorllusë, më 10 tetor 2025, realizoi një vizitë në Oden Tregtare Kosovaro Turke (OTKT).
Delegacioni i kryesuar nga Kryetari i Odës së Punuesve të Metaleve të Çorllusë, z. Rüstem Duman, u prit nga Drejtori Ekzekutiv i OTKT- së, Meriton Sunduri, dhe Këshilltarja Tregtare në Prishtinë, znj. Seda Ulukaya.
Takimi filloi me prezantimin e znj. Seda Ulukaya, e cila dha një pasqyrë të përgjithshme mbi ekonominë e Kosovës, klimën e investimeve dhe sektorët me potencial zhvillimi Më pas, z. Meriton Sunduri informoi pjesëmarrësit lidhur me fushat e veprimtarisë, strukturën e anëtarëve dhe shërbimet që ofron Oda Tregtare Kosovaro Turke.
Gjatë takimit, u diskutuan gjithashtu procedurat për themelimin e kompanive në Kosovë, si dhe aspektet ligjore, administrative dhe fiskale që duhet të kenë parasysh investitorët e huaj.
Palët shkëmbyen mendime mbi mundësitë për forcimin e bashkëpunimit tregtar dhe zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet dy vendeve. Vizita u përmbyll me shprehjen e vullnetit të ndërsjellë për vazhdimin e bashkëpunimit.