Lajme

Lajme nga Oda

Oda Tregtare Kosovaro Turke (OTKT) priti dje një delegacion nga Bursa e Tregtisë e Kırklarelit (KTB) dhe Oda e Tregtisë Maqedoni-Türkiye (MATTO)

28.02.2025

Oda Tregtare Kosovaro Turke (OTKT) priti dje një delegacion nga Bursa e Tregtisë e Kırklarelit (KTB) dhe Oda e Tregtisë Maqedoni-Türkiye (MATTO). Në këtë takim mori pjesë edhe Këshilltarja e Tregtisë, znj. Seda Ulukaya, ndërsa nga KTB ishin të pranishëm Drejtori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, z. Serhad Güney, dhe Sekretari i Përgjithshëm, z. Emrah Çalışkan. Nga MATTO morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm, z. Shahpaz Molaliev, dhe anëtari i Bordit Mbikëqyrës, z. Ali Peker. Mysafirët u pritën nga Nënkryetari i OTKT, z. Ayhan Demirkıran, Drejtori Ekzekutiv, z. Meriton Sunduri, dhe stafi i OTKT-së. Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet odave dhe aktivitetet e përbashkëta. Më pas, përfaqësuesit e tri odave u pritën në takim edhe nga Ambasadori i Türkiye-s në Prishtinë, z. Tunç Angılı, i cili u informua mbi aktivitetet e odave dhe shprehu mbështetjen e tij për bashkëpunimet rajonale ndërmjet biznesmenëve turke. Delegacioni vizitoi gjithashtu Shoqatën ESNAF në Prizren, ku u takuan me kryetarin e sapozgjedhur, z. Varis Xhejlani, për ta uruar për rizgjedhjen e tij. Në ambientet e shoqatës u mbajt edhe një takim me pjesëmarrjen e anëtarëve të Bordit Drejtues.